Ballina Lajmet Zjarret në Izrael, evakuohen lagjet në Bregun Perëndimor

Zjarret në Izrael, evakuohen lagjet në Bregun Perëndimor

Më shumë se 40 shtëpi janë djegur në lagjen hebraike në Bregun Perëndimor dhe më shumë se 1.000 banorë janë evakuuar, ndërsa zjarrfikësit në ditën e pestë ende janë duke luftuar me stuhitë e zjarrit në të gjithë Izraelin, raporton Anadolu Agency (AA)

Zëdhënësja e policisë Luba Samri tha se zjarret të shtunën në Halamish shpërthyen në disa vende dhe u përhapën me shpejtësi në të gjithë lagjen. Ajo shtoi se disa zjarre të tjera ende janë aktive.

Zjarret kanë shpërthyer katër ditë më parë në Jerusalem dhe në saj të motit të thatë dhe me erë janë përhapur në vende të tjera. Zjarri më shkatërrues goditi qytetin e tretë më të madh izraelit, Haifa.

Edhe pse nuk ka të vdekur apo të plagosur rëndë, dhjetëra njerëz janë shtruar në spital për shkak të asfiksimit. Qindra shtëpi janë dëmtuar kurse flota ndërkombëtare Canadair ka mbërritur për të ndihmuar Izraelin në betejën kundër zjarreve.

Exit mobile version