Ballina Lajmet Kosovë Zjarrfikësit me status të ri dhe miliona euro në buxhet në vitin...

Zjarrfikësit me status të ri dhe miliona euro në buxhet në vitin 2019

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka thënë se nevojitet një përkrahje serioze për zjarrfikësit e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinja ne mbledhjen e Qeverisë ka thënë se nevojitet një përkrahje serioze për zjarrfikësit e Kosovës, raporton lajmi.net.

Ai ka shtuar se disa funksione të cilat më nuk i ushtron FSK-ja mund të transferohen në forcat e zjarrfikësve.

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë se zjarrfikësit për vitin e ardhshëm do të kenë miliona euro me shumë në buxhet.

Ai ka thënë se me statusin e ri të zjarrfikësve, këta të fundit do të shndërrohen në forcë nacionale.

Exit mobile version