Ballina Lajmet Kosovë Zjarri mbyt 45 vjeçarin në Skenderaj

Zjarri mbyt 45 vjeçarin në Skenderaj

Një zjarr që kishte kapluar një shtëpi në lagjen Rrecaj në Llaushë të Skenderajt ka qenë fatal për një 45 vjeçar.

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës, menjëherë pas incidentit.

“I tronditur nga ngjarja e pasdites së sotme në Lagjen “Rrecaj” të Llaushës së Skenderajt, ku një bashkëqytetar i yni, rreth 45 vjeç, gjeti vdekjen si pasojë e zjarrit që ka djegur një pjesë të shtëpisë së të ndjerit.

Humbje e madhe për familjen, të afërmit dhe për qytetarët e Skenderajt. I shpreh ngushllimet më të sinqerta familjes për djalin e tyre! Paqtë ndjesë shpirti i tij!”, ka shkruar Bekim Jashari në Facebook.

Exit mobile version