Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Zonja e hekurt e Jordanisë: “Asnjë vajzë nuk duhet ti ipet si...

Zonja e hekurt e Jordanisë: “Asnjë vajzë nuk duhet ti ipet si dhuratë një përdhunuesi”

Wafa Bani Mustafa shpesh e udhëheqë bisedën tek një rreth i ngushtë politikanësh, ndërsa kolegët e saj e kanë vetëm një fjalë për të: Zonjë e hekurt.

Duke qenë se është deputete e parlamentit jordanez për mandatin e tretë me radhë, zonja Mustafa e di si të nisë tematika të nxehta sic janë të drejtat e grave.

“Unë jam luftëtare… Nuk ndalohem dot,” thotë ajo për një intervistë të dhënë për mediat e huaja në kryeqytetin Amman.

Profili i saj politik u bë më i njohur ku filloi nismën parlamentare për të ndërruar një ligj i cili i lironte nga përgjegjësia dhunuesit e grave po qe se ata e martonin viktimën.

Ky ndryshim u përshëndet nga aktivistët dhe qytetarët, dhe është bërë përvec tjerash “bum medial”.

Ajo tregon se sa vështirë e kishte të largonte këtë ligj kontrovers, duke thënë se martesat e tilla ishin të përkrahura nga prindërit, në emër të minimizimit të “turpit”.

“Asnjë vajzë nuk duhet ti ipet si dhuratë një përdhunuesi”, thotë ajo me zë të lartë të parlament, ndërsa nuk i shpëtojnë lotët kur kolegët e saj e përkrahin duke e miratuar ndryshimin e ligjit.

Ajo thotë se kur ia arriti qëllimit të saj, u ndje sikur u bë nënë për herë të dytë.

Zonja Mustafa gjithmonë kishte ëndërruar të jetë politikane, dhe si vajzë e re kishte udhëhequr këshillet studentore.

Ajo përfundoi duke u bërë një avokate ambicioze dhe kur hyri në parlament, hyri me qëllimin që të vendosë cështjet e grave në rend të parë. /MESAZHI/

Exit mobile version