Zvicra ka paralajmëruar se situata humanitare në Rripin e Gazës ka arritur në “nivele katastrofike”, duke theksuar se kushtet e ashpra të dimrit po e përkeqësojnë edhe më tej krizën.
Departamenti Federal Zviceran i Punëve të Jashtme njoftoi se mungesat e thella të ndihmës humanitare, ushqimit dhe shërbimeve bazë po rrezikojnë seriozisht jetën e civilëve.
Ministri i Jashtëm zviceran, Ignazio Cassis, u bëri thirrje autoriteteve izraelite të sigurojnë qasje të plotë për ndihmat humanitare në Gaza, përfshirë hapjen e pikave kufitare për të mundësuar dërgimin në shkallë të gjerë të ndihmës.
Deklarata e Zvicrës vjen një ditë pasi ministrat e jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë, Danimarkës, Finlandës, Francës, Islandës, Japonisë, Norvegjisë dhe Suedisë lëshuan një thirrje të përbashkët me paralajmërime të ngjashme për situatën në Gaza. /mesazhi
