Ballina Sport Futboll Zvicra publikon listën për ndeshjen e tetorit, ftohet ish-mbrojtësi i Shqipërisë

Zvicra publikon listën për ndeshjen e tetorit, ftohet ish-mbrojtësi i Shqipërisë

Kombëtarja e Zvicrës do t’i zhvilloj dy ndeshje të rëndësishme në muajin tetor, ndaj Suedisë dhe Sllovenisë.

Helvetikët do të luajnë të dyja sfidat në udhëtim, teksa trajneri Murat Yakin ka publikuar edhe listën me futbollistë të ftuar.

Kapiteni Granit Xhaka është si gjithmonë pjesë e listës, por ka edhe befasi nga Yakin.

Mbrojtësi shqiptar, Adrian Bajram që u largua nga Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë për herë të parë ftesë nga Kombëtarja A e Zvicrës.

Bajrami ka pasur paraqitje fantastike me Luzernin, derisa së fundmi u largua nga Shqipëria dhe tani do të ketë mundësinë të debutoj me helvetikët.

Raporti i institutit amerikan: SHBA duhet të rishikojë strategjinë e saj për Kosovën

Zvicra takohet me Suedinë në udhëtim më 10 tetor, derisa tre ditë më vonë përballet me Slloveninë.

Exit mobile version