Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Zvicra, vendi më i mirë në botë për 2018-n

Zvicra, vendi më i mirë në botë për 2018-n

Zvicra, apo e njohur ndryshe si vendi i pasur alpin është zgjedhur si vendi më i mirë në botë nga raporti “Vendet më të mira 2018”, që bazohet në një vëzhgim të më shumë se 21 mijë udhëheqësve të biznesit dhe pjesëtarëve të publikut.

Raporti analizon 80 vende dhe i rendit në bazë të atributeve që konsiderohen të rëndësishme për suksesin e një vendi modern, si hapja ekonomike, cilësia e jetës dhe ndikimi.

Raporti është përpiluar nga shërbimet dixhitale të medias “US News & World Report”, në bashkëpunim me kompaninë e marketingut “Y&R” dhe shkollën e biznesit “Wharton” në Universitetin e Pensilvanisë.

Zvicra renditet e para për të dytin vit radhazi, për shkak të nivelit të saj të ulët të papunësisë, fuqisë punëtore të kualifikuar dhe ekonomisë së qëndrueshme dhe të begatë.

Vendi është mes të parëve për hapjen e një biznesi, për sipërmarrjet e reja dhe cilësinë e jetesës.

Gjashtë nga 10 vendet e klasifikuara të parat në raport janë europiane.

Kështu, pas Zvicrës renditet Kanadaja, Gjermania, Britania e Madhe, Japonia, e më tej pasojnë në pesëshen e dytë Suedia, Australia, Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Holanda.

Exit mobile version