Ballina Lajmet Kosovë Zyra e Prokurorit të Specializuar tregon pse e arrestoi Nasim Haradinajn

Zyra e Prokurorit të Specializuar tregon pse e arrestoi Nasim Haradinajn

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dhënë detaje për arrestimin e nënkryetarit të OVL UCK, Nasim Haradinajt.

Përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se Haradinaj u arrestua në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Kjo është komunikata e plotë:

Nasim Haradinaj u arrestua dje në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Sipas Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, policia në kuadrin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka autoritetin dhe përgjegjësinë që të ushtrojë kompetencat që i janë dhënë policë së Kosovës sipas ligjeve të Kosovës.

Në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar gjithashtu përcaktohet se personi kundër të cilit Dhomat e Specializuara kanë lëshuar fletarrestim, merret në ndalim.

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dha mbështetje operative dhe logjistike për ZPS-në, në pajtim me mandatin e vet dhe me legjislacionin e Kosovës. Edhe Policia e Kosovës (PK) dha mbështetje operative për ZPS-në.

Informacion i mëtejshëm do të jepet në kohën e duhur.

Exit mobile version