Ballina Sport Futboll Zyrtare: FIFA jep lejen për pesë lojtarë

Zyrtare: FIFA jep lejen për pesë lojtarë

Më në fund vjen përgjigja e FIFA-s për lejen e futbollistëve kosovarë, për ndeshjen ndaj Finlandës.

Në këto momente, përfaqësuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës janë njoftuar nga FIFA se Samir Ujkani,Alban Meha, Amir Rrahmani, Milot Rashica dhe Herolind Shala kanë të drejtë të luajnë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë kryetari Vokrri, që ka gëzuar të gjithë të pranishmit në hotel pa masë.

Lojtarët u shfaqën të lumtur për këtë vendim, ndër Ujkani tha se është nga lajmet më të mira që ka marr.

Mbetet vetëm Valon Berisha në pritje. Ky i fundit ka mbrojtur ngjyrat e Norvegjisë.

Exit mobile version