Ballina Sport Futboll Zyrtare: Gjermania zgjidhet organizatore e EURO 2024

Zyrtare: Gjermania zgjidhet organizatore e EURO 2024

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka zgjedhur Gjermaninë si nikoqir të Kampionatit Evropian ‘UEFA EURO 2024’.

Prezantimet përfundimtare të ofertës dhe ceremonia e shpalljes janë zhvilluar sot (e enjte) në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës.

Në prill të vitit 2018, Federata Gjermane e Futbollit (DFB) dhe Federata Turke e Futbollit (TFF) paraqitën ofertat e tyre zyrtare.

UEFA pas vlerësimit të raporteve të këtyre ofertave ka vendosur të zgjedh edhe organizatorin.

Do të jetë shteti i madh evropian, Gjermania, e cila ka fituar garën dhe do të organizojë Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’.

Ishte presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, i cili bëri publik emrin e organizatorit dhe i uroi suksese në organizim.

Pas kësaj ishin edhe drejtuesit gjerman që morën fjalën, duke u zotuar në organizim të mirë dhe falënderuan drejtuesit e UEFA-s për përzgjedhjen.

Ky vendim u mor nga 19 anëtarët e këshillit të UEFA-s, ndërsa Presidenti i (DFB), Reinhard Grindel, dhe zëvendës-presidenti i (TFF), Servet Yardimci, nuk morën pjesë në këtë vendim.

Exit mobile version