Ballina Lajmet Kosovë Zyrtarë të lartë të qeverisë nën hetime për kontrabandë me mallra

Zyrtarë të lartë të qeverisë nën hetime për kontrabandë me mallra

Që nga vendosja e taksës 100% për produktet që vijnë nga Serbia dhe Bosnje dhe Hercegovina është rritur edhe interesimi i biznesmenëve për të kontrabanduar mallra.

Burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se janë disa zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës të cilët po hetohen nga policia për kontrabandë me mallra nga Serbia.

Emrat e zyrtarëve janë të njohur për Indeksonline, mirëpo për shkaqe të hetimeve nuk do të publikohen.

Hetuesit kanë thënë se zyrtarët që ndodhen në llupen e tyre kanë pozita të larta në Qeveri.

Mallrat të cilat dyshohet se po kontrabandohen janë të ndryshme dhe me vlerë të lartë.

Exit mobile version