Zyrtari i Hamasit, Basem Naim, ka komentuar propozimin e fundit të emisarit amerikan Steve Witkoff, duke thënë se ai nuk ofron garanci për ndalimin e luftës apo për ndihma humanitare.
“Një javë më parë, ramë dakord me z. Witkoff për një propozim dhe thamë ‘ky është i pranueshëm, mund ta konsiderojmë si bazë për negociata’. Ai shkoi tek pala tjetër, izraelitët, për të marrë përgjigjen e tyre. Por në vend që të na sillte një përgjigje, na solli një propozim të ri … që nuk kishte lidhje me atë për të cilin ishim marrë vesh,” tha Naim.
Ai theksoi se propozimi i ri nuk garanton as një armëpushim 60-ditor e as futjen e ndihmave në Gaza.
“Në fund, nuk ka asnjë garanci për negociata që do ta përfundojnë luftën, as për një armëpushim të përhershëm, dhe as për një tërheqje të plotë të forcave izraelite nga Gaza,” shtoi ai.
“E kemi thënë shumë herë: jemi gati për negociata, por nuk mund të pranojmë një propozim të tillë si bazë. Sepse ajo që është paraqitur nuk garanton as futjen e ndihmave humanitare.”
“Ata duan që ne të legjitimojmë planin e tyre për shpërndarjen e ndihmave, i cili është refuzuar nga e gjithë bashkësia ndërkombëtare, përfshirë OKB-në,” përfundoi Naim. /mesazhi
