Kini kujdes, që të mos kaloni asnjë ditë në këtë muaj të bekuar dhe kohë të vlefshme të Ramazanit pa i kushtuar vëmendje lutjeve të përditshme të Pejgamberit (paqja qoftë mbi të), duke përfshirë edhe këto:
1- (Nuk ka zot tjetër përveç Allahut, të vetmit, pa ortak. Atij i takon sundimi dhe Atij i takon lavdërimi dhe Ai është i fuqishëm mbi çdo gjë) 100 herë. (Lailahe il-lallahu vahdehu la sherike lehul mulku ve lehul hamdu ve hu ala kuli shejin kadir)
2- (Lavdi Zotit dhe lavdërimi i qoftë Atij) 100 herë. (Subhanallahi ve bi hamdihi)
3- (Lavdi Zotit) 100 herë. (Subhanallah)
4- ( Falenderimi i takon Zotit) 100 herë. (Elhamdulilah)
5- (Zoti është më i Madhi) 100 herë. (All-llahu Ekber)
6- (Zoti im, më fal dhe prano pendimin tim, sepse Ti je Ai që pranon shumë pendimet, më i Mëshirshmi) 100 herë, ose
7- (Kërkoj falje nga Zoti dhe pendohem tek Ai) 100 herë. (Estagfirullah ve etubu ilejh)
🌴- Kushdo që tejkalon 100, kjo është dritë mbi dritë dhe një rritje në veprat e mira dhe shpërblimin. Është transmetuar nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të): “Unë e lavdëroj Allahun dymbëdhjetë mijë herë çdo ditë.”
Dhe Pejgamberi (paqja dhe bekimi qofshin mbi të) tha: “Për mua të them: ‘Lavdi Allahut, dhe falënderimi i qoftë Allahut, dhe nuk ka zot tjetër përveç Allahut, dhe Allahu është më i Madhi’ është më e dashur për mua sesa gjithçka mbi të cilën lind dielli.”
🌴- Kuptimi: Të thuash “Lavdi Allahut, dhe falënderimi i qoftë Allahut, dhe nuk ka zot tjetër përveç Allahut, dhe Allahu është më i Madhi” (Subhanallah vel hamdulilah, ve La ilahe il-lallah vallahu ekber), edhe një herë është më e mirë dhe më e dobishme se bota dhe të gjitha thesaret dhe pasuritë e saj. Pra, sa më shumë të thuhet, edhe qindra herë?
Ibn el-Kajimi tha: Më të mirët e atyre që agjërojnë janë ata që e kujtojnë dhe e përmendin Allahun më shumë gjatë agjërimit të tyre.
Prof. ass. dr. Musa Vila
