Ballina Artikuj 100 vjetori i lindjes së Alisë

100 vjetori i lindjes së Alisë

Sot është 100 vjetori i lindjës së urtakut Alija Izetbegoviq. Kam dëgjuar dhe lexuar për këtë Burrë të madh që nga viti 1983 kur u burgos për të tretën herë nga sistemi monist jugosllav, së bashku me 12 intelektualë tjerë boshnjakë. Alija nuk ka qenë thjesht një intelektual boshnjak, as ballkanas, por ishte një Kokë e rrallë njerëzore, që nuk lindin shpesh si ai. Edhe pse veprimtaria e tij jetësore u përmbyll si politikan, atë edhe dje, edhe sot, e qe besa edhe nesër do ta kujtojnë njerëzit si një intelektual par exelance dhe urtak që i mungon shoqërive të ndryshme, e sidomos neve ballkanasëve! Librat e tij: Islami ndërmjet Lindjës dhe Perëndimit, dhe: Deklarata Islame, kam pasur fatin t’i lexoj si fotokopje, para se ato të lejohen dhe botohen në ish Jugosllavi.

Përndryshe, Kompletin e veprave të këtij Kolosi e kemi botuar dhe ribotuar ne SH.B LOGOS-A.

Lindja jote ishte fat për boshnjakët (dhe jo vetëm), ndërsa vdekja jote ishte humbje shumë e madhe për Bosnje dhe Hercegovinën dhe për të gjithë lexuesit që vazhdon t’i kesh gjithandej globit!

Allah Rahmetele, Alija!

Hoxhë Husamedin Abazi

Exit mobile version