Njëmbëdhjetë palestinezë, përfshirë tre gazetarë, u vranë sot si pasojë e të shtënave dhe bombardimeve të ushtrisë izraelite në disa zona të Rripit të Gazës.
Sipas burimeve lokale, shtatë persona u vranë në pjesën qendrore të Gazës, dy në jug dhe dy të tjerë në veri të territorit. Tre nga viktimat ishin gazetarë (Anas Ghunaim, Abdul Ra’ouf dhe Shaath Mohammad Qeshta), të cilët humbën jetën pasi automjeti i tyre u godit nga një sulm ajror në zonën qendrore.
Që nga armëpushimi i shpallur në muajin tetor të vitit të kaluar, janë regjistruar 1.820 të vrarë dhe të plagosur si pasojë e rreth 1.300 shkeljeve të marrëveshjes, sipas autoriteteve palestineze. /mesazhi
