Ballina Artikuj 2. Nga gjendja në gjendje – Ibrahimi (a.s.)

2. Nga gjendja në gjendje – Ibrahimi (a.s.)

Hoxhë Husamedin Abazi

~Populli i tij e mohoi dhe e luftoi, por Allahu e bëri prijës të besimtarëve.
~E hodhën në zjarr, por Allahu e bëri zjarrin të ftohtë dhe shpëtim për të.
~U urdhërua të largohej nga vendlindja, por Allahu i hapi dyert e tokës së bekuar.
~ U privua nga fëmijët për shumë vite, por Allahu e gëzoi me Ismailin dhe Is’hakun në pleqëri.
~U urdhërua të flijonte djalin e tij, por për shkak të bindjes së tij të plotë, Allahu e zëvendësoi atë me një kurban të madh.
~ E la familjen në një luginë të shkretë, por Allahu bëri që prej asaj lugine të lindte Meka, të shpërthej Zemzemi dhe Qabeja të bëhej qendra e besimtarëve.
Kështu, njeriu kalon nga një gjendje në tjetrën. Ajo që sot duket si humbje, nesër mund të jetë fillimi i një mirësie të madhe. Kur robi është i sinqertë, i durueshëm dhe i bindur ndaj Krijuesit të tij, Allahu i hap rrugë nga aty ku ai nuk e pret

Hoxhë Husamedin Abazi

Exit mobile version