Ballina Jeta Diaspora 20 qytetet më të vizituara në mbarë botën në 2018

20 qytetet më të vizituara në mbarë botën në 2018

Mastercard ka nxjerrë Indeksin vjetor të Qyteteve më të vizituara në Glob, i cili mat rritjen dhe rënien e udhëtimeve në dhe brenda 162 qyteteve anembanë botës.

Këtë vit Bangkok e mbajti vendin e parë nga viti i kaluar, i cili nuk ka gjasa të ndryshojë për shkak të një rritje të fortë të parashikuar prej 9.6% këtë vit.

Ndërkohë, Dubai doli në krye në aspektin e shpenzimeve të vizitorëve – vizitori mesatar shpenzon 537 dollarë në ditë në qytetin e Lindjes së Mesme.

Shkoni poshtë për të parë 20 qytetet më të vizituara në vitin 2018.

20. Bali, Indonezi – 8.43 milionë vizitorë ndërkombëtarë.
19. Osaka, Japoni – 8.78 milion vizitorë ndërkombëtarë.
18. Barcelona, Spanjë – 9.06 milionë vizitorë ndërkombëtarë.
17. Hong Kong – 9.11 milion vizitorë ndërkombëtarë.
16. Milano, Itali – 9.19 milion vizitorë ndërkombëtarë.
15. Palma de Majorka, Spanjë – 9.3 milion vizitorë ndërkombëtarë.
14. Pattaya, Tajlandë – 9.56 milionë vizitorë ndërkombëtarë.
13. Meka, Arabia Saudite – 9.73 milion vizitorë ndërkombëtarë.
12. Phuket, Tajlandë – 10.08 milionë vizitorë ndërkombëtarë.
11. Seul, Koreja e Jugut – 10.13 milion vizitorë ndërkombëtarë.
10. Antalia, Turqi – 11.27 milion vizitorë ndërkombëtarë.
9. Tokio, Japoni – 12.12 milion vizitorë ndërkombëtarë.
8. Stamboll, Turqi – 12.8 milion vizitorë ndërkombëtarë.
7. Kuala Lumpur, Malajzi – 13.53 milion vizitorë ndërkombëtarë.
6. New York City, SHBA – 13.67 milionë vizitorë ndërkombëtarë.
5. Singapori – 14.47 milion vizitorë ndërkombëtarë.
4. Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe – 16.66 milion vizitorë ndërkombëtarë.
3. Paris, Francë – 17.95 milionë vizitorë ndërkombëtarë.
2. Londër, Mbretëria e Bashkuar – 20.42 milionë vizitorë ndërkombëtarë.
1. Bangkok, Tajlandë – 21.98 milionë vizitorë ndërkombëtarë.
Exit mobile version