Ballina Jeta Shëndetësi 5 ushqimet që luftojnë depresionin

5 ushqimet që luftojnë depresionin

Gjatë kësaj periudhe në karantinë, dashje pa dashje shumë njerëz kanë rënë në depresion. Por ajo që tani ju mbetet për të mësuar është sesi ta luftoni atë. Ne ju kemi sjellë më poshtë 5 ushqime të shëndetshme që do ju ndihmojnë shumë.

Tërshëra

Fibra është thelbësore për balancimin e niveleve të sheqerit në gjak. Tërshëra ekulibron nivelin e sheqerit dhe insulinës, të cilat mbrojnë trurin nga efektet e dëmshme.

Arrat dhe bajamet

Arrat luftojnë depresionin pasi janë të pasura me acide yndyrore omega-3, të cilat janë thelbësore për funksionimin e trurit. Studimet tregojnë se nivele të ulëta të omega-3 çojnë në depresion. Gjithashtu, arrat përmirësojnë përqendrimin dhe kujtesën, informon dritare.net

Çokollatë e zezë

Çokollata e zezë përmban antioksidantë që luftojnë radikalet e lira. Për më tepër, stimulon prodhimin e serotoninës në tru, përmirëson gjendjen shpirtërore dhe zvogëlon kortizolin. Sigurohuni që çokollata të përmbajë të paktën 75% kakao!

Bananet

Bananet janë të pasura me magnez, dhe ato ndihmojnë për të përballuar stresin, depresionin dhe ankthin.

Spinaqi

Spinaqi është i pasur me antioksidantë që luftojnë depresionin. Gjithashtu gjethet e gjelbërta ju ndihmojnë në lirimin e dopaminës neurotransmetuese, e cila përmirëson gjendjen tuaj emocionale!

Exit mobile version