Ballina Lajmet Rajon dhe Botë 500 hafëzë të rinj palestinezë marrin “ixhazetin” pas memorizimit të Kuranit pavarësisht...

500 hafëzë të rinj palestinezë marrin “ixhazetin” pas memorizimit të Kuranit pavarësisht luftës

Një ceremoni e dhënies së ixhazetit (diplomim) u mbajt sot në Kampin e Refugjatëve Shati në veri të Gazës për 500 palestinezë që përfunduan memorizimin e Kuranit të Shenjtë, pavarësisht luftës së vazhdueshme dhe shkatërrimeve të mëdha në enklavë, transmeton Anadolu.

Ceremonia u organizua nga Komiteti i Emergjencave i Kampit Shati, i cili vlerësoi vendosmërinë dhe këmbënguljen e nxënësve që vazhduan mësimin e Kuranit nën kushte jashtëzakonisht të vështira për shkak të konfliktit.

Ndër ata që morën ixhazet ishte Ibtisam Abu Huweydi, e cila tha se memorizimi i Kuranit gjatë luftës ishte shumë sfidues, por theksoi se nuk u dorëzua kurrë pavarësisht vështirësive.

Një tjetër pjesëmarrëse, gruaja e moshuar palestineze Mushira Abu Watfa, tha se palestinezët vazhdojnë të mësojnë Kuranin pavarësisht të gjitha vështirësive, duke theksuar rëndësinë e besimit dhe këmbënguljes në kohë krizash.

Exit mobile version