Ballina Jeta Dieta 7 dobitë e çajit të gjelbër

7 dobitë e çajit të gjelbër

  1. Çaji i Gjelber Zvogëlon Rrezikun e Kancerit

Deri më tani janë bërë studime të ndryshme në çajin jeshil dhe kancer dhe është vërtetuar se EGCG që gjendet në çaji jeshil rregullon dhe ndalon zhvillimin e kancerit duke vrarë qelizat që zhvillojnë kancerin. Të pish vetëm dy gota në ditë të këtij çaji jeshil të mrekullueshëm ju do të zvogëloni rrezikun e kancerit të mushkërive për 18%.

  1. Çaji i Gjelber Stabilizon Nivelet e Kolesterolit

Ke kolesterol dhe nuk po mundesh assesi ta stabilzosh? E pra, një dobi tjetër e çajit jeshil është aftësia e zvogëlimit të niveleve të kolesterolit! Çaji jeshil parandalon trupin tuaj në konvertimin e LDL në forme oksiduese. Çaji jeshil ndihmon në sigurimin që arteriet tua të janë të pastra dhe gjithashtu ulë gjasat e sulmit në zemër apo në tru.

  1. Çaji i Gjelber Forcon Sistemin E Imunitetit

A po sëmureni shpesh apo thjeshtë nuk po ndiheni mirë? Ky çaj mund të ndihmoj të forcosh sistemin e imunitetit kështu që gjatë sezoneve të ftohta ti nuk sëmuresh edhe aq shpesh! Çaji jeshil është i njohur se forcon aktivitetin e qelizave T Gama Delta, të cilat të mbajnë të shëndetshëm.

  1. Çaji Gjelber Ju Ndihmon Të Humbni Peshe

Të gjithë dëshirojmë të humbin peshë dhe largojmë ato kilogramë të tepërt që vështirë largohen. Çaji jeshil mund të ndihmoj të arrish atë qëllim! Vetëm me dy gota në ditë ju mund të rritni metabolizmin tuaj.

  1. Çaji i Gjelber Zvogëlon Prishjen e Dhembeve

A ke probleme të shumta me dhëmb dhe frikohesh se po të prishen? Pra, një dobi tjetër shëndetësore e çajit jeshil është edhe aftësia e parandalimit të prishjes së dhëmbëve! Në fakt ndihmon në vrasjen e baktereve që shkaktojnë pllakëzimin në dhëmbët e tu dhe nëse pini çajin jeshil ju do të zvogëloni rrezikun e sëmundjes së mishit të dhëmbëve.

  1. Çaji i Gjelber Lufton Alergjite

Je njëri apo njëra nga ato që vuan nga alergjitë kur ndryshojnë sezonet? Nëse fillon të pish çaj jeshil nuk do t’i vëresh të gjitha ato alergji edhe aq shumë. Çaji jeshil jo vetëm që të ndihmon të mos teshtish, kollitsh dhe të kesh sy të përlotur, por gjithashtu bllokon prodhimin e histamines dhe imunoglobulines E. Që të dyja janë vërtetuar që nxisin dhe krijojnë reaksion alergjik.

  1. Çaji i Gjelber Zvogëlon dhe Parandalon Aknet

Një dobi tjetër shumë e mirëseardhur e çajit jeshil është edhe parandalimi i akneve. Përbërësit antibakterial të çajit jeshil sulmojnë dhe vrasin aknet para se të fillojnë! Nëse rastësisht ndodh të kesh nje ndonjëherë atëherë çaji jeshil të ndihmon në zvogëlimin e skuqjes dhe ënjtjes./Mesazhi/

Exit mobile version