Ballina Jeta Dieta A e dini se çka duhet të hani para stërvitjeve?

A e dini se çka duhet të hani para stërvitjeve?

Hani të paktën 1 ose 2 orë para ushtrimeve. Nëse dëshironi të digjni rreth 600 kalori atëherë synoni një ushqim që përmabë rreth 300 kalori.

Disa nga ushqimet që duhet ngrënë para se të filloni stërvitjet janë:

1. Tërshërë me fruta të freskëta; Shtoni fruta në pjatën tuaj me tërshërë pasi që do t’iu ndihmojnë të ndiheni më të hidratuar gjatë stërvitjeve.

2. Fruta të shtrydhur; Përdorni frutat e juaja të preferuar, një gotë me jogurt pa yndyrë dhe 10 deri në 20 gram granola. Këto do të jenë të mjaftueshme për stërvitjet e juaja.

3. Të bardhat e vezës; Të bardhët e vezës është një ushqim I preferuar para stërvitjeve pasi që një vezë e vetmë përmbanë 4 gram proteina dhe jo yndyrë.

4. Tost me banana dhe gjalpë bajamesh; Ato që ju duhen janë një gjysmë banana, bukë tosti e thekur dhe gjalpë bajamesh. Një kombinim i përkryer.

5. Sallatë zemre; Një kupë e mbushur me sallatë të gjelbër, perime të ndryshme dhe pak uthull.

Mos ushtroni menjëherë pas ngrënies; Të paktën pritni rreth 30 minuta ose më shumë nëse ju duhen.

Mos hani shumë fibra dhe mos pini shumë ujë. Këto dy të fundit do të ndikojnë të ndiheni më të fryrë.

Por çfarë duhet të hani pas ushtrimeve?

Ju duhet të riktheni energjinë pas ushtrimeve. Hani pas 1 ore që keni ushtruar. Filloni me diçka të lehtë si një protein bar apo një qumësht me çokollatë.

Exit mobile version