Ballina Jeta Shëndetësi ​A është uji i gazuar i rrezikshëm për shëndetin?

​A është uji i gazuar i rrezikshëm për shëndetin?

Të gjithë e dimë se konsumimi i pijeve të gazuara çdo ditë nuk është një ide e zgjuar. Po uji i gazuar?

Njerëzit kanë përdorur ujë të gazuar për shekuj me radhë për të qetësuar stomakun e tyre, në radhë të parë simptomat e pakëndshme të urthit, madje disa studime kanë treguar se uji i gazuar është më efektiv se uji i zakonshëm kur bëhet fjalë për zbutjen e dispepsit, shkruan Livestrong.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se pirja e ujit të gazuar me stomakun bosh mund të bëjë më shumë dëm sesa dobi.

“Acidi që përmbahet në ujin e gazuar është i rrezikshëm për stomakun bosh, kështu që në vend që të zgjidhni problemin e urthit apo dispepsit, vetëm do ta përkeqësoni atë. Uji i gazuar është më mirë të pihet mes vakteve, ndërsa të gjitha pijet freskuese të gazuara duhet të shmangen sa më shumë”, shpjegon mjeku Andrew L. Rubman.

Po kështu, konsumimi i tepërt i ujit të gazuar mund të përkeqësojë gjendjen e njerëzve që vuajnë nga GERD (sëmundja e refluksit gastroezofageal). Së bashku me pijet e gazuara, ushqime dhe pije të tjera që mund t’i përkeqësojnë simptomat përfshijnë pije me kafeinë, fruta ose lëngje agrume, ushqime pikante dhe çdo gjë tepër yndyrore.

Exit mobile version