Kontinentet janë gjithmonë në lëvizje, ato nuk janë ndalur që kur janë krijuar përmes shtatë pllakave të mëdha tektonike, dhe disa pllakave të tjera dytësore, të cilat i bartin ato dhe detet në të gjitha drejtimet.
Prandaj, tërmetet janë pjesë e ligjeve të Zotit në tokë para dhe pas ardhjes së njeriut në tokë.
Është e vërtetë e dhimbshme që tërmetet mund të jenë e vetmja fatkeqësi natyrore tokësore që mbytë numër të madh njerëzish në pak sekonda.
Megjithatë, Po të mos ishin tërmetet, korja e tokës do të kishte shpërthyer dhe copëtuar!! ️
Një tërmet është një valvul që çliron energjinë e akumuluar të ruajtur në koren e tokës.
Kështu e ka kurdisur Zoti, në zona të caktuar të lirohet kjo energji e akumuluar në brendësi të kores së tokës që të shpëtoj pjesa tjetër e tokës.
Japonia është vendi më i rrezikuar nga tërmetet.
Vendet e para me më shumë vdekje dhe dëme, janë Kina dhe Irani.
Ndërsa kontinenti më pak i rrezikuar nga tërmetet është Antarktida (kontinenti jugor i ngrirë i pa banuar) dhe Australia si kontinent i banuar.
Fjala -ligj- është përmendur 16 herë në Kuranin fisnik, për të na sinjalizuar se ligjet e Allahut në kozmos janë pjesë e vullnetit kozmik të Zotit për mes të cilave funksionon Gjithësia.
Nga: Halil Avdulli