Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Abbas bën thirrje për zgjerimin e rezistencës paqësore popullore të palestinezëve

Abbas bën thirrje për zgjerimin e rezistencës paqësore popullore të palestinezëve

“Rezistenca paqësore popullore duhet të zgjerohet për të mbrojtur ekzistencën dhe identitetin tonë”, tha Presidenti palestinez Mahmud Abbas.

Abbas foli në hapjen e mandatit të 31-të të Këshillit Qendror të Organizatës për Çlirimin e Palestinës në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor, njoftoi agjencia zyrtare palestineze e lajmeve.

Presidenti Abbas vuri në dukje rëndësinë e mbrojtjes së popullit dhe interesave palestineze.

Kreu i shtetit të Palestinës deklaroi se nuk është e mundur të zbatohen marrëveshjet në mënyrë të njëanshme, duke shtuar se “vazhdimi i kontakteve me palën izraelite nuk mund të jetë alternativë ndaj një zgjidhjeje politike të bazuar në legjitimitetin ndërkombëtar”.

Ai shprehu kënaqësinë me raportin e “Amnesty International” se Izraeli është një regjim aparteidi, duke e quajtur atë një hap të rëndësishëm.

Duke përsëritur thirrjen e tij për një konferencë ndërkombëtare të paqes, Abbas nënvizoi nevojën për mbrojtje ndërkombëtare për popullin palestinez.

“Rezistenca paqësore popullore duhet të zgjerohet për të mbrojtur ekzistencën dhe identitetin tonë. Përballja me sfidat kërkon përfundimin e menjëhershëm të ndarjes së brendshme brenda kornizës së përkushtimit ndaj legjitimitetit ndërkombëtar, sepse Jerusalemi dhe Palestina janë mbi të gjitha”, tha Abbas.

Takimet dyditore, të cilat fillojnë me temën “Zhvillimi dhe aktivizimi i Organizatës për Çlirimin e Palestinës, mbrojtja e projektit kombëtar dhe rezistenca popullore”, do të diskutojnë të drejtat legjitime si çështja palestineze, kthimi në atdhe dhe krijimi i një palestineze të pavarur.

Fronti Popullor Çlirimtar Palestinez, Lëvizja e Nismës Kombëtare Palestineze (Al-Mubadera), Komanda e Përgjithshme e Frontit Popullor Çlirimtar Palestinez dhe Pionierët e Luftës Popullore Çlirimtare (Saika) po bojkotojnë takimet me arsyetimin se ato janë mbajtur pa konsensus kombëtar. /trt

Exit mobile version