Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Abu Obeida: Gjenocidi në Gaza do të përballet me rezistencë, regjimet arabe...

Abu Obeida: Gjenocidi në Gaza do të përballet me rezistencë, regjimet arabe mbajnë përgjegjësi morale

Zëdhënësi i Brigadave Al-Qassam, Abu Obeida, ka bërë një deklaratë të fuqishme në lidhje me zhvillimet e fundit në Rripin e Gazës, duke paralajmëruar Izraelin dhe duke kritikuar ashpër regjimet arabe dhe islame për heshtjen e tyre.

“Sot, armiku po paraqet para botës zgjidhje që ngjajnë me kampet naziste të përqendrimit. Gënjeshtra e antisemitizmit, me të cilën armiku është ushqyer për vite me radhë, do të kthehet në një barrë dhe mashtrim. Populli ynë nuk duhet të viktimizohet për shkak të sëmundjeve historike dhe mendore të armikut tonë,” u shpreh Abu Obeida.

Ai shtoi se rezistenca në Gaza do të vazhdojë pavarësisht përpjekjeve për spastrimin etnik dhe heshtjes së botës arabe.

Në deklaratën e tij, ai theksoi se regjimet arabe dhe islame mbajnë një përgjegjësi morale për atë që po ndodh në Gaza.

Exit mobile version