Administrata Trump tha të premten se do t’i japë fund mbrojtjes së përkohshme për emigrantët në Shtetet e Bashkuara, duke lënë kështu rreth 57, 000 njerëz që do të prekën nga deportimi.
Është një prej serive të fundit të ndërmarra nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump për t’i dhënë fund statusit të mbrojtjes së përkoshme që garanton qëndrimin e emigrantëve në shtetin amerikan, nëse ata kanë qenë të rrezikuar nga fatkeqësitë natyrore ose nga konfliktet e dhunshme në vendet e tyre të origjinës.
Qeveria e Hondurasit tha të premten se ndjen “keqardhje për anulimin e programit” dhe premtoi mbështetje falas në aspektin ligjor dhe konsultativ për hondurasti që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, raporton “Reuters”, transmeton Periskopi.
“Këto familje kanë jetuar në Shtetet e Bashkuara për 20 vite dhe ri-integrimi i tyre në vend nuk do të jetë i lehtë nëse ata kthehën”, tha ambasadori i Hondurasit në SHBA, Marlon Tabora.
Në janar, administrate Trump përfundoi klasifikimin e një programi të quajtur TPS ku rreth 200, 000 salvadorianë të cilët ishin lejuar të punojnë në SHBA që nga viti 2001, dhe ky status do të përfundojë në vitin 2019.
Administrat gjithashtu i dha fund programit edhe për shtetasit e Nepalit
