Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Afrika e Jugut mbështet Flotilën e Lirisë që do të transportojë ndihma...

Afrika e Jugut mbështet Flotilën e Lirisë që do të transportojë ndihma humanitare në Gaza

Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, tha se ata mbështesin plotësisht Koalicionin e Flotilës së Lirisë, e cila do të niset nga Türkiye dhe do të transportojë 5.500 ton materiale me ndihmë humanitare në Gaza, raporton Anadolu.

Në një aktivitet të partisë së tij Kongresi Kombëtar Afrikan (ANC) në Western Cape, ai u shpreh se vendi i tij mbështet me gjithë zemër lirinë e popullit palestinez.

“Do të valëvitim lart flamurin palestinez. Ky është qëndrimi ynë si Afrikë e Jugut”, tha ai duke shtuar se mbrojtjen e çështjes palestineze e kanë mësuar nga Nelson Mandela, lideri që çliroi Afrikën e Jugut.

Duke folur për Koalicionin e Flotilës së Lirisë i përbërë nga shumë organizata joqeveritare nga 12 vende, ai tha: “Ne mbështesim Flotilën e Lirisë në Türkiye. Kështu që unë dua që ata të dinë se kanë mbështetjen tonë të plotë”.

Afrika e Jugut, një nga mbrojtësit më të mëdhenj të Palestinës në arenën ndërkombëtare, i solli sulmet e Izraelit në Gaza në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) dhe në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (GJPN).

Exit mobile version