Ballina Sport Futboll Al-Hilali eliminon Manchester Cityn

Al-Hilali eliminon Manchester Cityn

Vazhdojnë surprizat në fazën e 1/8-ve të Botërorit të Klubeve.

Pas eliminimit të Interit nga Fluminense, tashmë edhe kampioni në fuqi, Manchester City u eliminua nga gjiganti arab, Al-Hilal.

Ndeshja u mbyll me rezultat 3-4, në favor të arabëve të cilët fituan në vazhdime.

Kjo fitore vjen si hakmarrje e Simone Inzaghit, pas asaj humbjes në finalen e Ligës së Kampionëve me Interin në vitin 2023.

Golat u realizuan nga Marcos Leonardo, që shënoi dy gola, Koulibaly dhe Malcom për Al-Hilalin, ndërsa për Cityn realizuan Silva, Haaland dhe Foden.

Al-Hilal, në çerek-finale do të përballet me gjigantin brazilian, Fluminense me ndeshjen që zhvillohet, më 4 korrik.

Exit mobile version