Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Alarm në Nju Jork, policia konfirmon praninë e një eksplozivi pranë rezidencës...

Alarm në Nju Jork, policia konfirmon praninë e një eksplozivi pranë rezidencës së kryebashkiakut Mamdaní

Policia e Nju Jorkut ka konfirmuar se një individ i dyshuar përdori një pajisje shpërthyese të improvizuar gjatë një proteste anti-muslimane të shtunën (07.03) pranë rezidencës së kryebashkiakut të qytetit, Zoran Mamdaní, në Manhattan.

Komisionerja e Policisë së Nju Jorkut, Jessica Tisch, tha se Njësia e Eksplozivëve e Departamentit të Policisë së Nju Jorkut (NYPD) kishte arritur në përfundimin se bëhet fjalë për një “pajisje e rreme apo bombë tymuese”.

Ajo shtoi se një pajisje e dytë po analizohet gjithashtu. Dy burra u arrestuan në vendngjarje dhe mbeten në paraburgim.

Mamdani tha se protesta ishte organizuar nga “supremacisti i bardhë Jake Lang” jashtë Gracie Mansion, rezidencës zyrtare të kryebashkiakut, ndërsa e përshkroi atë si të frymëzuar nha urrejtja dhe racizmi.

“Një urrejtje e tillë nuk ka vend në Nju Jork.”

Ai e quajti përdorimin e një pajisjeje shpërthyese “të dënueshëm dhe në kundërshtim me atë që ne përfaqësojmë”, ndërsa falënderoi policinë për reagimin e shpejtë.

Policia e Nju Jorkut po heton rastin së bashku me FBI-në përmes Task Forcës së Përbashkët Kundër Terrorizmit dhe me Zyrën e Prokurorit Federal për Distriktin Jugor të Nju Jorkut, tha Tisch. /tema

Exit mobile version