Ballina Autorë Opinione Alkooli dhe zemra

Alkooli dhe zemra

Shkruan: Dr. Gëzim Berisha – kardiolog

🔴 Përkundër faktit që alkooli është një dëmtues i madh i organizmit të njeriut, kjo pije është ndër më të konsumuarat në botë duke u radhitur pas ujit, çajit e kafes. Është mirë e njohur se konsumimi i alkoolit bënë dëme të shumfishta në organizëm si psh rrit rrezikun për sëmundje të zemrës, shton obezitetin, rrit gjasat për sulm në tru, për kancerin në përgjithësi (veqanarisht kancerin e gjirit, ezofagut dhe mëlqisë), vetëvrasjet dhe aksidentet në trafik.

🔴 Lidhja në mes alkoolit dhe problemeve të zemrës është mjaft e ngushtë. Por janë 3 sëmundje të zemrës të lidhura direkt me alkoolin:
1️⃣ Konsumimi i alkoolit mund ta dobëson muskulin e zemrës, e rrit zemren dhe e komprimiton fuqinë pompuese të saj për ta shkaktuar sëmundjen e quajtur KARDIOMIOPATIA ALKOOLIKE.
2️⃣ Konsumimi i alkoolit mund të shkakton HIPERTENSIONIN ARTERIAL i cila është njëri nga faktorët kryesor të riskut për sëmundjet kadiake dhe sulmin në tru.
3️⃣ Një sëmundje e veqant e shkaktuar nga konsumimi i alkoolit që quhet sindroma e zemrës së vikendit (HOLIDAY HEART SYNDROME). Kjo sëmundje ndodh zakonisht në ditët e vikendit kur njerëzit janë të prirur të pijnë sasi më të mëdha të alkoolit. Kjo sëmundje karakterizohet me çrregullime të ritmit dhe frymëzënje duke paraqit rrezik të lart për infarkt të miokardit dhe vdekje të papritur.

🔴 Një qështje që qarkullon është nëse alkooli mund të ketë ndonjë efekt pozitiv për shëndetin. Disa studime kanë treguar se konsumimi minimal i alkoolit mund të ketë efekt pozitiv në shëndetin e arterieve koronare. POR në të njëjtën kohë sasia e njëjtë e këtij alkool ka efekte negative në organe të tjera të organizmit. Andaj shkenctarisht nuk rekomandohet as konsumimi minimimal i alkoolit sepse gjithmonë dëmi do të jetë më i madh sesa dobia eventuale. Organizata botërore e shëndetësise dhe organizatat tjera relevante shëndetësore rekomandojnë mënyra të tjera më të shëndosha e më efektive për ruajtjen e shëndetit të arterieve koronare sesa konsumimi i alkoolit. Të tilla janë dieta e shëndetshme dhe aktiviteti fizik.

🔴 Për fund, LAJMI I KEQ është se alkooli është ndër faktorët kryes të rreziku për sëmundje të zemrës. Ndërsa LAJMI I MIRE është se lënja (heqja dore nga alkooli) e ul ndjeshëm rrezikun për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës!

#drgezimberisha #alkohol #alkoholizm #semundjetezemres #olive
#semundjetezemres

Exit mobile version