Nuk është problem që një politikan ka përkatësi fetare dhe as që e respekton fenë e tij. Problemi fillon atëherë kur përkatësia fetare fillon të përdoret si mjet politik për të ndarë, kategorizuar apo mobilizuar qytetarët.
Ata që u sakrifikuan për atdheun nuk u pyetën se cilës fe i përkiste tjetri. Përkatësia e tyre fetare mund të ishte pjesë e rëndësishme e identitetit të tyre personal, por çështja për të cilën u sakrifikuan ishte: atdheu, liria dhe e ardhmja e përbashkët.
Edhe politikanët marrin përgjegjësi publike për t’u shërbyer të gjithë qytetarëve, pavarësisht bindjeve, prejardhjes apo përkatësisë së tyre.
Në një shoqëri pluraliste, feja duhet të respektohet si e drejtë dhe bindje e qytetarëve, ndërsa politika duhet të matet me shtetin ligjor, përgjegjësinë publike, luftën kundër korrupsionit dhe shërbimin ndaj të gjithëve.
Ky postim i Ramabajës po na del shumë primitiv, tendencioz dhe përçarës, ashtu siç është edhe vetë ai.
Halil Avdulli
