Ballina Lajmet Kosovë Analistët: Erdogani u keqinterpretua, arrestimi i gylenistëve në koordinim me “Dragodanin”? (Video)

Analistët: Erdogani u keqinterpretua, arrestimi i gylenistëve në koordinim me “Dragodanin”? (Video)

Deportimi nga autoritetet kosovare i gjashtë shtetasve turq, ka sjell reagime të shumta.

Për këtë deportim krerët më të lartë të shtetit u shprehën se nuk ishin në dijeni.

Kjo bëri që kryeministri Ramush Haradinaj të shkarkojë nga detyra ministrin e punëve të brendshme Flamur Sefaj dhe Kryeshefin e AKI-së, Driton Gashi.

Por, këto shkarkime ragoi edhe Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan.

Në një paraqitje publike, Erdogan kërcënoi kryeministrin Haradinaj se duhet të japë llogari para kosovarëve për këtë gjë.

Për këto deklarime kryeministri kosovar akoma nuk ka reaguar, por një gjë të tillë e bëri kryetari i kuvendit Kadri Veseli.

Njohësi i raporteve shqiptaro-turke, Mustafa Bajrami në një përgjigje me shkrim për televizionin ka thënë se ka shpërputhje mes qëndrimit zyrtar të kryeministrisë dhe fjalimit të Erdoganit. Kjo sipas tij mund të ketë ardhur, si shkak i informimit jo të drejt të presidentit turk.

E për gazetarin Birol Urcan vendimi për depërtimin e gulenistëve është marrë përtej Atlantikut, në Uashington apo diku tjetër, si rezultat i negociatave mes SHBA-së dhe Turqisë dhe më pas i është komunikuar Agjencionit Kosovar të Inteligjencës.

Urcan shton se të gjithë gylenistët janë të rrezikshëm, jo vetëm për Turqinë por edhe për shtetet në të cilat janë ata, si dhe thekson se mediat e kanë keqinterpretuar, sipas tij të ashtuquajturin kërcënim.

Për më shumë ndiqeni kronikën:

Exit mobile version