Ballina Sport Futboll Ancelotti tregon përfundimisht të ardhmen e tij te Real Madridi

Ancelotti tregon përfundimisht të ardhmen e tij te Real Madridi

Carlo Ancelotti ka folur në konferencën e sotme për të ardhmen e tij. Trajneri italian ka thënë se e sheh veten te Reali, çfarëdo që do të ndodhë këtë edicion.

Sipas tij, kjo beson se është edhe dëshira e Florentino Pérez.

“Mendoj se Florentino dëshiron që unë të vazhdoj, sepse ai ka qenë gjithmonë shumë i dashur dhe vazhdon ta bëjë këtë. Klubi është i qetë dhe jam i sigurt që do të jem këtu sezonin e ardhshëm, se do ta respektojmë kontratën. Ndihem krenar për gjithçka. Deri më tani ka qenë një rikthim i suksesshëm dhe shpresoj se mund të vazhdojë kështu, por ajo që më bën më të lumtur është të kthehem në Valdebebas çdo ditë për të punuar” ka thënë Ancelotti.

Exit mobile version