Rezultatet e një ankete të zhvilluar në vendet anëtare të Bashkimit Evropian tregojnë se shumica e të anketuarve janë optimistë për të ardhmen e Unionit ndërsa ndër më pesimistët janë grekët dhe francezët, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në kuadër të anketës së “Eurobarometrit” të zhvilluar në 27 vende anëtare të BE-së, të anketuarit janë pyetur se sa optimistë janë për të ardhmen e bllokut evropian. Sipas të dhënave, 63 për qind e të anketuarve janë optimistë ndërsa 34 për qind janë pesimistë.
Ndër të anketuarit më optimistë janë banorët e Irlandës (89 për qind), Danimarkës (78 për qind), Maltës (74) dhe Polonisë (73).
Më pesimistë janë banorët e Greqisë (53 për qind), Francës (48), Republikës Çeke (47), Sllovakisë (46) dhe Lituanisë (43).
Shumica e të anketuarve të rinj janë optimistë. Rreth 74 për qind e të anketuarve nga mosha 15 deri në 24-vjeç janë optimistë dhe 59 për qind mbi moshën 55-vjeç. /aa
