Ballina Sport Katar2022 Arabia Saudite befason Argjentinën e Messit – VIDEO

Arabia Saudite befason Argjentinën e Messit – VIDEO

Arabia Saudite ka bërë mrekullinë në Katar.

Kombëtarja aziatike ka mposhtur Argjentinën e Lionel Messit me rezultat 2-1 në ndeshjen e rrethit të parë të fazës së grupeve të Kupës së Botës.

Argjentina kaloi e para në epërsi me golin e shënuar nga Lionel Messi nga pika e bardhë në minutën e 10-të të ndeshjes.

Arabët ia filluan shumë mirë pjesës së dytë duke shënuar edhe dy gola të shpejtë.

Fillimisht Al Shehri barazoi rezultatin në minutën e 48-të të ndeshjes.

Epërsinë Arabisë ia solli Al Dawsari në minutën e 53-të me një gol shumë të bukur.

Pas golit të dytë Argjentina u përpoq të krijoj diçka, por mbrojtja kundërshtare ishte e organizuar shumë mirë.

Arabia fiton tri pikë dhe merr kreun e tabelës në pritje të ndeshjes tjetër në mes të Polonisë dhe Meksikës.

Exit mobile version