Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Arabia Saudite dënon Suedinë për lejimin e politikanit të ekstremit të djathtë...

Arabia Saudite dënon Suedinë për lejimin e politikanit të ekstremit të djathtë të djegë Kuranin

Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite të shtunën dënoi ashpër autoritetet suedeze për lejimin e politikanit të ekstremit të djathtë të djegë një kopje të Kuranit jashtë ambasadës turke në Stokholm.

“Ministria e Jashtme pohon qëndrimin e vendosur të Mbretërisë duke bërë thirrje për rëndësinë e përhapjes së vlerave të dialogut, tolerancës dhe bashkëjetesës, dhe refuzimit të urrejtjes dhe ekstremizmit”, tha ministria në një deklaratë të postuar në llogarinë e saj në Twitter.

Djegia e Kuranit u krye nga Rasmus Paludan, lideri i partisë politike daneze të ekstremit të djathtë. Paludan, danezi i cili gjithashtu ka nënshtetësi suedeze, ka mbajtur një sërë demonstratash në të kaluarën ku ka djegur Kuranin.

Në lejen që ai mori nga policia, thuhet se protesta e tij u mbajt kundër Islamit dhe asaj që e quajti përpjekjen e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për të ndikuar në lirinë e shprehjes në Suedi. /mesazhi

Exit mobile version