Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Araghchi takim me ministrin e jashtëm të Omanit, në fokus Ngushtica e...

Araghchi takim me ministrin e jashtëm të Omanit, në fokus Ngushtica e Hormuzit dhe zgjidhja e tensioneve me SHBA

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi këtë të shtunë zhvilloi bisedime me homologun e tij nga Omani, Sayyid Badr Albusaidi, në Muscat. Mësohet se në fokus të diskutimeve ishin përpjekjet diplomatike dhe situata në Ngushticën e Hormuzit.

Albusaidi shprehu qëndrimin e Omanit për përdorimin e diplomacisë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm në rajon dhe shpresoi që Memorandumi i Mirëkuptimit i arritur nga SHBA-të dhe Irani do të çonte në përmirësimin e sigurisë.

Të dy zyrtarët diskutuan gjithashtu mekanizmat e duhur për të siguruar kalimin e sigurt të anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit, gjë që është përcaktuar në memorandum.

Aracghichi mbërriti në Oman më herët të shtunën për të zhvilluar diskutime pas përleshjeve të ripërtërira në rajon.

Exit mobile version