Mesfushori i Turqisë, Arda Guler ka folur në prag të ndeshjes me Kombëtaren e Kosovës, e cila zhvillohet në Prishtinë dhe i takon finales për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Guler që është pjesë e Real Madridit asistoi në golin e fitores të Turqisë kundër Rumanisë, të cilin e shënoi Ferdi Kadioglu në pjesën e dytë, me ndeshjen gjysmëfinale që përfundoi 1:0 në Stamboll.
Sipas Gulerit, objektivi i vetëm i Turqisë dhe kryesor është kualifikimi në Botërorin e këtij viti dhe për ta arritur një gjë të tillë duhet ta mposhtin Kosovën.
Ndeshja Kosovë – Turqi, luhet të martën prej orës 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” ku të dyja kombëtaret janë vetëm një fitore larg Botërorit.
Përderisa Kosova kërkon pjesëmarrjen në parë në këtë ngjarje, Turqia për herë të fundit në Botëror është paraqitur në vitin 2002.
