Ballina Sport Futboll Arsenal – Chelsea, finalja e Ligës së Evropës

Arsenal – Chelsea, finalja e Ligës së Evropës

Chelsea është skuadra e dytë pas Arsenal që siguron finalen e Ligës së Evropës, pas fitores dramatike me penallti kundër Eintracht Frankfurt të enjten mbrëma në ‘Stamford Bridge’.

‘Blutë e Londrës’ kanë arritur që me penallti të mposhtin 4:3 Eintracht Frankfurtin, pasi koha e rregullt e takimit dhe vazhdimet dy herë nga 15 minuta nuk dhuruan fitues, duke përfunduar 1:1, teksa rezultati i përgjithshëm nga dy përballjet shënonte barazim 2:2.

Mesfushori Ruben Loftus-Cheek, në minutën e 26’ i dha epërsinë prej 1:0 Chelseas, pas një asistimi që pranoi nga Eden Hazard.

Me të filluar pjesa e dytë, mysafirët arritën barazimin me anë të sulmuesit Luka Joviç, që në minutën e 49’ shënoi për 1:1.

Edhe pse pati shumë mundësi shënimi në të dy anët, rezultati i ndeshjes mbeti i pandryshuar pas 90 minutave, për të shkuar në vazhdimet dy herë nga 15 minuta.

Edhe vazhdimet nga 15 minuta nuk sollën fitues, gjë që çoi ndeshjen në penallti.

Pas ekzekutimit të penalltive, ishte Chelsea skuadër më e saktë, duke triumfuar 4:3, me golin e fitores të shënuar nga Eden Hazard.

Në finalen e madhe të Ligës së Evropës, Chelsea do të përballet me Arsenalin./Lajmi.net/

Exit mobile version