Ballina Sport Futboll Arsenali përkundër mungesave synon gjysmëfinalen

Arsenali përkundër mungesave synon gjysmëfinalen

Arsenali synon të jetë ekipi i vetëm në Premier League në mesin e katër skuadrave më të mira të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, për të prekur fazën gjysmëfinale të kësaj gare, Arsenali duhet ta eliminojë Sportingun e Lisbonës dhe këtë mund ta bëjë sot në mbrëmje.

Londinezët prej orës 21:00 në stadiumin “Emirates” luajnë ndeshjen e kthimit të çerekfinales kundër Sportingut, ekip që e mposhtën javën e shkuar 1:0 në Lisbonë.

Trajneri Mikel Arteta pritet të ketë mungesa të shumta për këtë përballje pasi do të mungojnë Martin Odegaard, Jurrien Timber, Mikel Merino e riccardo Calafiori.

Gjithashtu, në dyshim mbeten edhe Declan Rice e Bukayo Saka, duke e bërë edhe më të vështirë kualifikimin në gjysmëfinale të Championsit.

Sportingu kërkon përmbysjen e madhe, duke pasur parasysh se Arsenali në këtë ndeshje futet pas humbjes në kampionat nga Bournemouthi, si dhe faktit që këtë vikend do ta ketë derbin me Manchester Cityn.

Exit mobile version