Ballina Sport Futboll Arsenali vazhdon me formë të dobët, barazon me Southampton

Arsenali vazhdon me formë të dobët, barazon me Southampton

Arsenal nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim 1:1 me Southampton në ‘Emirates Stadium, në ndeshjen e xhiros së 13-të të Premierligës.

Theo Walcott kaloi mysafirët në epërsi, kur shënoi në minutën e 18’, shkruan lajmi.net.

Arsenal arriti barazimin në minutën e 52’, me anë të Pierre Emerick Aubameyang.

Në vazhdim të ndeshjes për Arsenalin gjërat u bënë edhe më të vështira, kur Gabriel u ndëshkua me karton të kuq.

Pas këtij barazimi, Arsenal numëron 14 pikë dhe renditet në vendin e 15-të.

Exit mobile version