Arsenali vazhdon me formë të dobët, barazon me Southampton

Arsenal nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim 1:1 me Southampton në ‘Emirates Stadium, në ndeshjen e xhiros së 13-të të Premierligës.

Theo Walcott kaloi mysafirët në epërsi, kur shënoi në minutën e 18’, shkruan lajmi.net.

Arsenal arriti barazimin në minutën e 52’, me anë të Pierre Emerick Aubameyang.

Në vazhdim të ndeshjes për Arsenalin gjërat u bënë edhe më të vështira, kur Gabriel u ndëshkua me karton të kuq.

Pas këtij barazimi, Arsenal numëron 14 pikë dhe renditet në vendin e 15-të.