Ballina Sport Futboll Asani drejt Gjermanisë

Asani drejt Gjermanisë

Sulmuesi i krahut, Jasir Asani do të largohet nga Korea e Jugut për t’u kthyer në Evropë.

Asani është pjesë e ekipit Gwangju, ndërsa muajin tjetër ka gjasa të mëdha të zyrtarizohet te skuadra nga Gjermania, Fortuna Dusseldorf.

Thuhet se palët janë në negociata dhe marrëveshja mund të arrihet pasi Asani ka vendosur të largohet nga Gwangju.

Ai këtë edicion ka luajtur vetëm 8 minuta, ndërsa ka kontratë deri në fund të këtij viti me ekipin jug-korean.

Fortuna Duseldorfi ka përfunduar në pozitën e tretë në Bundesligën 2, ndërsa do të përballet me Bochumin në play-off për një vend në elitën e futbollit gjerman.

Asani prej janarit të vitit të shkuar po bën karrierë në Korenë e Jugut, ndërsa është njëri prej lojtarëve kryesor të Kombëtares së Shqipërisë. Ai ka 3 gola në 11 paraqitje, ndërsa pritet të ftohet nga selektori Sylvinho për “Euro 2024”.

Exit mobile version