Ballina Sport Futboll Atalanta e Juventusi synojnë Kupën e Italisë

Atalanta e Juventusi synojnë Kupën e Italisë

Atalanta dhe Juventusi, do të përballen në finalen e Kupës së Italisë, ndeshje kjo që luhet në mbrëmje.

Të dy skuadrat po synojnë ta fitojnë këtë trofe, i cili do të ishte i pari këtë edicion si për Atalantan ashtu edhe Juventusin. Në fakt, ky është trofeu i dytë për kah rëndësia në futbollin italian, pasi titullin e kampionit për këtë edicion e ka fituar Interi.

Atalanta vetëm një herë e ka fituar Kupën e Italisë dhe atë në vitin 1963, ndërsa i ka humbur katër finale, të fundit në vitin 2021. Në anën tjetër, Juventusi mbanë rekordin me 14 kupa të fituara. Herën e fundit, Juventusi e ka fituar këtë trofe në vitin 2021, duke e mposhtur pikërisht Atalantan në finale dhe atë me rezultatin 2:1.

Edhe në kampionat kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund, Juventusi e Atalanta janë afër njëri tjetrit në tabelë.

Juventusi zë vendin e katërt më 67 pikë, katër më shumë se Atalanta që renditet e pesta. Sa i përket dueleve direkte këtë edicion në Serie A, skuadrat kanë bilanc të barabartë.

Në dy ndeshjet e luajtura kampionale kanë barazuar, 2:2 në Torino dhe 0:0 në Bergamo. Tek Atalanta, i pazëvendësueshëm në këtë ndeshje do të rëndësishme, pritet të jetë mbrojtësi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti.

Krahas finales në Kupën e Italisë, Atalanta javën e ardhshme do ta ketë edhe një finale tjetër, atë të Ligës së Evropës. Më 22 maj në Dublin të Irlandës, Atalanta do të përballet me Bayer Leverkusenin.

Finalja e Kupës së Italisë, luhet në stadiumin “Olimpico” në Romë prej orës 21:00 dhe mund ta ndiqni në platformën “Telkos”.

Exit mobile version