Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Australia flet për Ahmedin që u plagos duke ia marrë armën me...

Australia flet për Ahmedin që u plagos duke ia marrë armën me guxim personit të armatosur në sulmin në Sydney

Mediat australiane raportuan se personi që ndërhyri gjatë sulmit me armë zjarri në një plazh në Sydney dhe çarmatosi njërin nga të dyshuarit ishte një burrë me emrin Ahmed al Ahmed, transmeton Anadolu.

Sipas një raporti të publikuar nga ‘News.com.au’, video pamjet kapën momentin gjatë sulmit në Plazhin Bondi në Sydney, kur Ahmedi iu afrua njërit prej sulmuesve nga pas, i mori armën nga duart dhe e neutralizoi atë.

“News.com.au mund të konfirmojë se heroi është emëruar si Ahmed al Ahmed, 43 vjeç, banor i Sydney-t që zotëron një dyqan frutash në Sutherland,” thuhej në raport.

Ahmedi, i cili shpëtoi shumë jetë, raportohet se u qëllua në dy vende gjatë sulmit dhe u dërgua në spital për trajtim.

Duke folur për ‘7News’ nga spitali, Mustafa, kushëriri i Ahmedit, tha se kushëriri i tij do t’i nënshtrohej një operacioni sonte. Ai shtoi se Ahmedi, baba i dy fëmijëve, nuk kishte asnjë përvojë me armë zjarri.

Teksa detajet e ndërhyrjes së Ahmedit u kthyen në fokusin e mediave australiane dhe diskutimeve publike, pamjet e incidentit u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale.

Sulm i armatosur në Australi

Një sulm i armatosur ndodhi në Plazhin Beach në Sydney të Australisë.

Kryeministri australian, Anthony Albanese, deklaroi në një konferencë për media se sulmi ishte i drejtuar kundër australianëve hebrenj. Si pasojë e sulmit, 11 persona humbën jetën dhe 29 të tjerë u plagosën, përfshirë dy oficerë policie.

Autoritetet njoftuan se një i dyshuar u vra, ndërsa një tjetër i dyshuar i plagosur u mor në paraburgim.

Përfaqësues të komunitetit musliman të Australisë e dënuan sulmin dhe shprehën solidaritet me viktimat dhe familjet e tyre.

Exit mobile version