Ballina Sport Australia Open, eliminohet Rafa Nadal

Australia Open, eliminohet Rafa Nadal

Australia Open ka sjellur befasinë e madhe, me Rafael Nadal që është eliminuar në çerekfinale nga Dominic Thiem.

Ky i fundit fitoi 3-1 në sete (7-6, 7-6, 4-6, 7-6) duke shkaktuar surprizë përpara të pranishmëve në Melbourn.

Tenisti numër 5 në botë në gjysmëfinale do të ndeshet me Zverev, i cili eliminoi paraprakisht Wawrinkan, përcjell lajmi.net.

Për Nadal konfirmohet se Australia Open nuk është një nga turnet e preferuar, duke ditur se e ka fituar vetëm një herë në vitin 2009.

Gjysmëfinalja tjetër do të jetë ajo mes Roger Federer dhe Novak Djokovic.

Exit mobile version