Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Avionët luftarakë të Francës fillojnë të tërhiqen nga Çadi

Avionët luftarakë të Francës fillojnë të tërhiqen nga Çadi

Pas përfundimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Çadit dhe Francës, avionët luftarakë të Francës filluan të tërhiqen nga vendi, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e bërë nga Shtabi i Përgjithshëm i Çadit thuhet se ka përfunduar marrëveshja e bashkëpunimit ushtarak me Francën.

Në deklaratë theksohet se avionët luftarakë të Francës kanë filluar të largohen nga vendi dhe se opinioni ndërkombëtar do të informohet rreth të gjitha fazave të procesit të tërheqjes.

Qeveria e Çadit më 28 nëntor njoftoi se morën vendim për të anuluar marrëveshjen e nënshkruar me Francën me qëllim për forcimin e bashkëpunimit në fushën e industrisë së mbrojtjes dhe sigurisë.

Exit mobile version