Ballina Sport Futboll Barazojnë Senegali dhe Japonia

Barazojnë Senegali dhe Japonia

Një ndeshje argëtuese e grupit H mes Senegalit dhe Japonisë në Central Stadium të Yekaterinburgut.

Në fund, nuk kishte asnjë fitues, me rezultatin final që është 2-2. Me këtë rezultat, të dyja skuadrat që kanë humbur në ndeshjen e parë, Polonia dhe Kolumbia, kanë shpresa të shkojnë në 1/8-at nëse njëra prej tyre fiton sot në përballjen e darkës.

Ishin segalezët ata që kaluan të parët në avantazh me golin e Mane, i cili me pak fat zhbllokon rezultatin. Inui i Japonisë barazon rezultatin në minutën e 34’ pas një pasimi të Yuto Nagatomo.

Pas pushimit ndeshja ishte e hapur, me të dyja skuadrat që sulmonin për të shënuar golin e fitores. Wague kalon afrikanët në avantazh në minutën e 71’, por ishte ish-lojtari i Milan Honda ai që barazoi përsëri rezultatin. Honda është lojtari i parë japonez që shënon në tre botërore radhazi.

Minutat e fundit ishin intensive, po në fund skuadrat duhet të kënaqen me nga një pikë.

Exit mobile version