Barcelona ka shënuar një fitore të madhe në derbin katalanas, duke mposhtur Espanyolin me rezultatin 0:2 në kuadër të La Ligës. Ndeshja u vendos në minutat e fundit.
Goli i parë erdhi në minutën e 87-të nga Dani Olmo, i cili zhbllokoi sfidën pas një aksioni të shpejtë ofensiv. Vetëm pak minuta më vonë, në minutën e 90-të, Robert Lewandowski vulosi fitoren me golin e dytë, duke i dhënë Barcelonës tre pikë shumë të rëndësishme.
Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 49 pikëve dhe mban vendin e parë në renditjen e La Ligës, duke konfirmuar formën e mirë dhe ambiciet për titull kampion.
