Ballina Sport Futboll Barca mposhtet nga Inter

Barca mposhtet nga Inter

Është vetëm xhiroja e tretë e fazës së grupeve, por Inter ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit në fazën tjetër.

Skuadra e Inter ka marrë fitore të madhe, ndonëse me rezultat minimal 1:0, përballë Barcelonës, shkruan lajmi.net.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Hakan Calhanoglu, i cili me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës, kur luhej minuta 45+2’.

Me Bayernin që duket i pakonkurrent në këtë grup, pozita e dytë kontestohet mes Inter dhe Barcelona.

Skuadra italiane ka bërë hap të madh me fitoren sonte, pasi shkojnë në tri pikë diferencë me katalanët.

Barca do ta pres Interin në ‘Camp Nou’, në një ndeshje ku mund të nxjerr hak. Megjithatë, të dyja skuadrat, përveç ndeshjes tjetër direkte, do të kenë edhe përballjet me Bayern e Viktoria Plzen.

Rezultati i sotëm çon Interin në gjashtë pikë, kurse Barcelona mbetet me tri pikë. Bayerni ka nëntë pikë në pozitën e parë, kurse Viktoria ka 0 pikë.

Exit mobile version